Racizmi e ka lodhur: Kulibali kërkon largimin nga Italia, garë dyshe për të!

0

Kalidu Kulibali është një nga mbrojtësit më të fortë në botë për momentin. Senegalezi i Napolit është një forcë e natyrës, një mur i repartit difensiv dhe një lider i vërtetë. Kohët e fundit ka rënë pre e racizmit dhe e ardhmja e tij shihet larg Italisë.

27-vjeçari preferohet shumë nga Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit, klube që do të garojnë fort për shërbimet e afrikanit. Napoli nuk dëshiron ta shesë, ndërsa presidenti De Laurentis ka refuzuar një ofertë prej 95 milionë eurosh për Kulibalinë.

Mançester Junajtid është gati t’i japë fund ferrit të racizmit për Kulibali”, shkruan në titullin e saj anglezja “The Mirror”, që vazhdon të rrisë dozat.

Kulibali dëshiron të largohet nga Italia. Do të ketë një duel Man Utd-Real Madrid për shërbimet e tij.” De Laurentis dhe Ançeloti nuk dëshirojnë të heqin dorë nga qendërmbrojtësi, por gara anglezo-spanjolle mund të rrisë çmimin e tij dhe Napoli mund ta pranojë ta shesë Kulibalinë.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg