Racizëm në Beograd, përlotet futbollisti brazilian

0

Një futbollist brazilian, Everton, la fushën i përlotur, pas abuzimit racist nga tribunat e tifozëve në Beograd.

Mesfushori 28-vjeçar, Everton Luiz, i cili aktivizohet me Partizanin e Beogradit, u trondit nga sjellja e tifozëve të Radit në derbin e qytetit, sepse gjatë gjithë ndeshjes dëgjoheshin ofendime dhe imitime majmunësh, ndërkohë që u shpalos edhe një parullë shumë ofenduese ndaj brazilianit.

Ndeshja u ndal dhe parulla u hoq, por pavarësisht nga thirrjet e spikerit në stadium, koret kundër brazilianit nuk u ndalën.

Pas ndeshjes Everton Luiz u tregoi gishtin e mesit tifozëve dhe tha: “Për 90 minuta tifozët treguan një racizëm të frikshëm dhe lojtarët e Radit i mbështetnin. Të gjithë po më sulmonin. Qava sepse është diçka shumë e hidhur, nuk e prisja, aq më shumë që jam ndjerë shumë mirë në Serbi deri tani dhe e dua këtë vend”.

Ndërkaq, trajneri i Partizanit të Beogradit, Marko Nikoliç, tha: “Është një kthim në realitetin e futbollit serb. Evertoni nuk i mbajti dot nervat, por diçka e provokoi, apo jo?”.

Everton: Zavoleo sam Srbiju, suze same krenule...

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here