Rabiot ëndërron Barcelonën, PSG e kërcënon

0

Adrien Rabiot dhe Barcelona janë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit. Klubi katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me 23-vjeçarin, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet mbi bisedimet nëpërmjet dy klubeve. Në Paris nuk duan që ta humbasin talentin e mesfushës.

I riu francez pësoi një krisje me teknikun Unai Emeri, incident ky që u pasua me lënien e tij në stol për një pjesë të madhe të sezonit dhe për t’i bërë gjërat më keq, Rabiot humbi mundësinë e artë për të shkuar në Botërorin “Rusi 2018”, diçka kjo që ai e përjetoi shumë keq.

Tekniku i ri, Tomas Tuhel, është munduar të rregullojë marrëdhëniet midis tij dhe klubit duke i besuar sërish një vend titullari gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit ndaj Kaenit, por për të bindur Rabion do të duhet shumë më shumë.

Kontrata e mesfushorit skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Drejtuesit e PSG-së kanë vendosur t’i ofrojnë një rinovim me një pagë rekord, prej 15 milionë eurosh në sezon, por kjo ofertë e tyre është refuzuar nga lojtari.  Sipas medieve franceze PSG do të bëjë dhe një tentativë të dytë, dhe nëse merr përsëri një përgjigje negative, Rabiot do të qëndrojë për një sezon të tërë në stol. Masë kjo që nuk merret për herë të parë te PSG-ja, pasi sezonin e kaluar ky dënim u mor për fantazistin Hatem Ben-Arfa.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.