Rabiot dëshiron largimin nga PSG, refuzon milionat

0

Andre Rabiot i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe PSG po bën të pamundurën për të mos humbur shërbimet e mesfushorit me parametër zero në fund të sezonit.

23-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, ndërkohë që klube si: Milan, Juventus, Barcelona dhe klube të ndryshme angleze janë të interesuara për të.

Së fundmi lojtari ka refuzuar një ofertë të rëndësishme të kampionëve të Francës. PSG i ka ofruar një rrogë prej 7.2 milionë eurosh në sezon siç citon “bein Sport”, por Rabiot ka vendosur ta refuzojë atë, duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga ekipi francez.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.