“Qyteti është i kuq!”, Trashi ndez derbin e kryeqytetit

Mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi do të jetë mungesa e madhe e derbit të kryeqytetit që do të luhet të premten. Numri 19 i të kuqve plotësoi numrin e kartonëve përballë Flamurtarit dhe nuk do të jetë në dispozicion të Gegës për sfidën kundër Tiranës.

Megjithatë, Trashi nuk ka ngurruar të përfshihet dhe ai në derbi, duke përdorur rrjetet sociale. Në faqen e tij zyrtare në Instagram, mbrojtësi ka postuar një foto të tij me tifozerinë e kuqe nga pas, duke shkruar: “Qyteti është i kuq!”.

Postimi i Lorenc Trashit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *