Qose flet për Mihajn në median greke: Më shumë po flisnim për Paok se Kombëtaren

Kristi Qose është aktivizuar nga trajneri Reja në ndeshjen ndaj Francës, atje ku ka luajtur për 45 minuta ndaj kampionëve të botës. Një surprizë e madhe do të ishte ajo e teknikut italian, ndërsa mesfushori i Ruzemberok nuk la aspak një shije të mirë në fushë.

Ndërsa në një intervistë për mediat greke është folur mbi Enea Mihajn. Kjo pasi Qose ka luajtur më parë me PAOK, atje ku është pjesë edhe mbrojtësi shqiptar, por që nuk po gjen hapësirat e duhura.

Në “Metro.gr” Qose ka folur edhe sa i përket grumbullimit të fundit në Kombëtare: “Unë isha në të njëjtën dhomë me Mihajn. Është e lehtë të ambientosh me të. Ne kemi folur më shumë për PAOK-un sesa për Kombëtaren. Por krahasonim kohën e atëhershme me këtë tani. Te Mihaj shoh një futbollist të mirë. Mendoj se nëse i jepet një mundësi mendoj se do t’i përgjigjet”, ka thënë mesfushori i Ruzemberok. /Sport Ekspres/