Qormemeti dhe Fakiç mund të shkojnë te Shkëndija, do të marrin menaxhimin e ekipit

Në orët e fundit në mediat shqiptare në Maqedoni është përfolur shumë për dyshen Qormemeti-Fakiç. Kështu pritet që këta të fundit të kalojnë te Shkëndija te Tetovës, për të marrë poste udhëheqëse, në një kohë që pritet reformim i madh te ekipi shqiptar.

Më saktësisht bëhet fjalë për një vend si drejtor sportiv dhe një tjetër në strukturat udhëheqëse që kanë peshë të madh te Shkëndija e Tetovës. Një dyshe kjo që ka funksionuar më së miri në shumë raste, duke e dëshmuar punën e tyre edhe te Skënderbeu. Por pritet që gjatë orëve të ardhshme të kuptohet më qartësisht sesa të vërtetë ka në gjithë këtë hipotezë. /Sport Ekspres/