Qeveria tregohet bujare, “dritë jeshile” për projektin me vlerë 3.5 milionë €

Mbas akordimit të fondit me vlerë 500.000 euro për përfaqësuesen e Kosovës, qeveria e shtetit “fqinj” ka dhënë një tjetër kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në Kosovë. Bëhet fjalë për dhënien e lejes së shfrytëzimit të një parcele me sipërfaqe 100 000 metra katror për klubin e Prishtinës.

Kjo ndihmesë aspak e vogël nga qeveria e Kosovës i jep “dritën jeshile” fillimit të punimeve për kompleksin e ri stërvitor të klubit kryeqytetas. Në projektin e prezantuar nga drejtuesit e klubit të Prishtinës janw planifikuar tw ndërtohen disa fusha stërvitore me bar sintetik dhe natyral si dhe një godinë që do të sherbejë si konvikt për lojtarët e akademisë. Kosto totale e projektit pritet ti kalojë 3.5 milionë eurot.

“Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, i është dhënë në shfrytëzim afatgjatë ‘FC Prishtina’, parcela në sipërfaqe prej  100.000 metra katror, në Bernicë të Poshtme. Prona jepet në shfrytëzim pa kompensim dhe mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të pronës së paluajtshme do të përcaktohen me kontratën që do të nënshkruhet në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe përfaqësuesi i shfrytëzuesit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *