“Qetësohuni, po vij”, Nejmar jep mesazhin e qartë për të ardhmen!

Nejmar Zhunior dhe e ardhmja e tij janë një mister i plotë për momentin. Braziliani është përfolur shumë për një rikthim te Barça, por ende nuk ka pasur asgjë konkrete.

Gjithsesi, heshtjen e ditëve të fundit e ka thyer ditën e sotme, prestigjiozja spanjolle “Sport”, që në faqen e parë shkruante se Nejmar te Barcelona është diçka e kryer.

Madje, lajmi shkonte edhe më tej, pasi thuhet se ylli brazilian i ka dërguar mesazh shumicës së lojtarëve katalanas ku i shkruante: “Qetësohuni, unë po vij.” Mesazh më të qartë se kaq…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *