Qetësohet Kukësi, asgjë serioze për Shametin

0

Ylli Shameti me shumë gjasa do të jetë në fushë nga minuta e parë të hënën, në ndeshjen e madhe kundër Skënderbeut. Qendërmbrojtësi i Kukësit u zëvendësua në pushimin e ndeshjes kundër Laçit, duke paguar të luajturit në një fushë në gjendje të mjeruar, ndërkohë që edhe portieri Enea Koliçi pati probleme në thembër.

Për fatin e trajnerit Mlladen Milinkoviç, të dy pritet të jenë gati për të hënën. Rezonanca nuk ka evidentuar ndonjë dëmtim në ligamente për Shametin, ndërkohë që edhe Koliçi ka nevojë vetëm për disa ditë pushim.

Nuk është ende e konfirmuar 100% prania e Shametit ndaj Skënderbeut, por stafi i Kukësit do ta presë deri në momentet e fundit para ndeshjes, pasi dyshja e qendrës Shameti-Alla është më e mira në Shqipëri.

Ndërkaq, në ndeshjen ndaj Laçit mungoi Hair Zeqiri për një dëmtim të lehtë, por vlonjati me shumë gjasa do të rimarrë vendin e titullarit të hënën, në një nga ndeshjet e sezonit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image