Qetësohet Barcelona, Umtiti mëson shkallën e dëmtimit

Samuel Umtiti pësoi një dëmtim në gju në takimin me Leganes dhe fillimisht u mendua se kishte një lëndim të rëndë që mund ta detyronte të rrinte për shumë muaj jashtë fushave të blerta. Lojtari nuk e ka këputur ligamentin dhe ky është një lajm i mirë për mbështetësit e katalanasve.

Francezi do të mungojë vetëm 3 javë dhe një lajm të tillë ka qenë vetë klubi spanjoll që e ka dhënë, duke i qetësuar të gjithë. Umtiti është një nga elementët kryesor të skuadrës së Barcelonës, ndonëse prapavija është vënë shumë nën akuzë, kjo për faktin se janë pësuar disa gola naiv që mund të evitoheshin.

Umtiti u shpall kampion Bote me Francën në verë dhe tani kërkon që të ketë sukses edhe me Barcelonën, por pa diskutim që është një lajm fantastik për të fakti që dëmtimi nuk ka rezultuar ai i rëndë sa ishte menduar fillimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *