Qesharake/ Serbët po krenoheshin për kulturë, plas kaosi në metro me policët gjermanë

E si mund të ndodhë ndryshe që tifozët serbë të jenë të pranishëm në një event sportiv dhe të mos ketë trazira? Por përpara takimit mes Crevena Zvezdës dhe Bajern Mynih, që do të luhej në Gjermani, “Kurir” pasqyronte me krenari atë që ndodhte para takimit. “Tifozët tanë janë të qetë duke kënduar dhe nuk ka asnjë incident me policinë gjermane”, shkruhej nga ana e medias prestigjoze serbe.

Një artikull i çuditshëm kur dihet që gjithmonë nga këta tifozë vijnë gjithë trazirat në Europë. Pa kaluar ende 1 orë nga publikimi i këtij artikulli, “Kurir” detyron të shkruajë për një incident. Në metro teksa tifozët e Crevena Zvezdës po shkonin për në “Allianz Arena”, njëri prej tyre ka hedhur shishe në drejt të policisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policave gjermanë që në numër të shumtë kanë ndërhyrë në metro, për të marrë gjithë situatën në kontroll. Sigurisht që nga ai reagim i shpejt janë befasuar edhe vetë tifozët serbë, pasi prisnin që t’ia hidhnin paq këtij momenti. /Sport Ekspres/