Qesharake/ Gazetari e pyet si ndalet Sterling, trajneri i Kosovës: Duke i thyer këmbën!

Pas shuarjes së shpresave për kualifikimin direkt nga grupet e kualifikueseve, Kosova kërkon mrekullinë nga “Liga e Kombeve”. Por për të shkuar deri aty ka ende kohë, pasi fillimisht do të përballet kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e parë mes tyre përfundoi në shifrat 5-3, ku Sterling ishte thjeshtë i pandalshëm dhe një makth për mbrojtjen e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye një gazetar i “BBC” ka pyetur Shaland sesi mund të ndalet ylli i Anglisë.

Përgjigja e marrë nga tekniku Shaland ishte shumë e sinqertë: “Duke ia thyer këmbën. Por ne nuk e bëjmë, pasi jemi të sjellshëm”. /Sport Ekspres/