Qesharake/ Brenda 72 orësh, klubi shqiptar luan kungulleshkash: Vjen Kristaq Mile, ikën Kristaq Mile

Klubet në Shqipëri janë duke përparuar në nivelin e tyre dhe me shtimin e terreneve sportive, por ajo që mbetet për t’u përmirësuar është imazhi i klubit dhe ajo që transmetojnë te tifozët. Këtë herë do të ndalemi te Tomori, që ndodhet në Kategorinë e Dytë të Shqipërisë.

Me largimin e trajnerit ka ardhur edhe njoftimi në faqen e vetme informative për lajmet rreth Tomorit në “Facebook”. Në datën 21 tetor ka ardhur edhe njoftimi i parë: “Iku Droboniku dhe në vendin e tij vjen Kristaq Mile”.

Ndërkohë vetëm 24 orë më vonë, ka ardhur edhe përgënjeshtrimi. “Të gjitha portalet dhe gazetat japin lajmin se u shkarkua Droboniku dhe vjen Kristaq Mile. Klubi i Tomorit sot deklaron se nuk është Kristaq Mile trajneri ynë”.

Pa kaluar mirë 24 orët e ardhshme, pra në 23 tetor ka ardhur edhe njoftimi i tretë: “Sot Kristaq Mile zhvilloi seancën e parë si trajneri i Tomorrit, mbaroi edhe loja është trajner dhe nuk është trajner”. Sigurisht që është e vështirë të besohet se kjo është faqa zyrtare e klubit të Tomorit, por klubi duhet të kujdeset edhe për këtë aspekt pasi flitet për faqen e vetme që informon tifozët. /Sport Ekspres/