Qesh, po të filmon kamera! Video që po shpërndahet gjerësisht, Challandes ndryshon humorin në sekondë

Kosova është mposhtur me rezultatin 5-3 nga Anglia mbrëmjen e djeshme, teksa ekipi i Southgate do t’a zgjidhte sfidën që në pjesën e parë. Gjysma e parë e lojës nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit të dardanëve, pasi ky i fundit shihet tejet i irrituar në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes, në një video që është bërë virale.

Challandes shprehet i nevrikosur deri në momentin kur e kupton se një kamera ndodhet pranë tij, duke e ndryshuar në mënyrë të menjëhershme humorin. Ky kalim i tij brenda sekondave nga i mërzitur në i qeshur, e ka vendosur trajnerin e Kosovës në vëmendjen e të gjithëve./Sport Ekspres/

https://twitter.com/24SaatFutbolcom/status/1171685374516748288

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *