“Qershori ka qenë katastrofë”, në kombëtare ka “debat”

0

Ermir Lenjani dhe Mërgim Mavraj dolën përpara mediave ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, në kuadër të sfidave që Kombëtarja jonë do të luajë ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Lojtarët u pyetën edhe për sa i përket periudhës që do të luhen ndeshjet, pasi shumica e kampionateve janë mbyllur dhe ndoshta kjo do të jetë problem. Lidhur me këtë çështje Lenjani e Mavraj ndanin mendime të kundërta, pasi fillimisht anësori i Sionit deklaroi:

“Normalisht që është fundi i sezonit dhe ndoshta nuk jemi të gjithë të freskët. Gjithsesi, nuk besoj se do të jetë problem i madh.”

Më pas fjalën e mori Mërgim Mavraj, i cili tha se mund të jetë problem, por në fund të dy lojtarët kuqezi deklaruan njëzëri se do të japin maksimumin dhe do të mundohem me shpirt të gëzojnë shqiptarët.
“Unë mendoj se ka dallim të madh. Jo vetëm nga aspekti që jemi të lodhur nga kampionatet, por në fund të kampionatit duket sikur dera mbyllet dhe është një luftë brenda vetes. Sidoqoftë, ne jemi profesionistë dhe jemi të lumtur që jemi të grumbulluar. Mbaj mend që shumica e ndeshjeve që kemi luajtur në qershor kanë qenë katastrofë. Ajo që duam të themi dhe premtojmë për tifozët është që do mundohemi me shpirt për t’i gëzuar shqiptarët dhe të japim maksimumin.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.