“Qëndroj te Reali dhe sezonin e ardhshëm”, francezi flet me bindje

0

Te Reali i Madridit, është projektuar një revolucion i madh, me shumë emra që pritet të largohen dhe të afrohen te “Los Blancos”. Luka Joviç është afrimi i parë te “Galaktikët”, por priten dhe shumë afrime të tjera.

Të gjithë këto yje që mund të transferohen në Madrid këtë verë, ka vënë në diskutim të ardhmen e shumë futbollistëve që janë aktualisht pjesë e klubit madrilen.

Një ndër ta, është dhe mbrojtësi francez, Rafael Varane. 25-vjeçari ka fituar gjithçka në karrierën e tij, por ky sezon ka qenë për t’u harruar. Megjithatë, Varane është i bindur se do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit dhe sezonin e ardhshëm. Për spanjollen “Marca”, Varane u shpreh: “Zërat për një largim të mundshëm? Qëndroj te Reali dhe sezonin e ardhshëm!”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.