“Që nga finalja me Liverpulin nuk kam folur më me të”, rrëfehet Garet Bejl

Garet Bejl po përjeton një tjetër sezon mes ulje-ngritjesh, ku pavarësisht se tashmë në Madrid nuk është Kristiano Ronaldo dhe të gjithë prozhektorët janë të përqëndruar drejt tij, uellsiani nuk ka arritur të japë më të mirën.

29-vjeçari njihej për marrëdhënien jo të mirë me Zinedin Zidan, në kohën kur ky i fundit drejtonte Realin. Në një rrëfim të dhënë së fundmi për revistën “Four Four Two”, uellsiani ka zbuluar se nuk flet me teknikun francez që nga finalja me Liverpulin, si dhe disa detaje të tjera, lidhur me përballjen e sezonit të shkuar për trofeun e Champiosit.

Marrëdhënia me Zidan – “Që nga finalja me Liverpulin nuk kam folur me të. Nuk do të thoja që ishim miq të ngushtë, thjesht kishim një marrëdhënie normale profesionale.”

Mosaktivizimi në finale – “Po luaja mirë që nga rikthimi. Kisha shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit të sezonit dhe ndjeja se e meritoja të luaja nga fillimi në finale. Isha i dëshpëruar për t’u futur në atë fushë. Kur u aktivizova, vazhdoja të isha i inatosur dhe kjo më bëri që të bëja atë çfarë ndodhi, ku shënova dy herë.”

Post finalja – “E kam parë golin shumë herë më pas. Nuk më duket sikur duhet të provoja diçka. Doja ta bëja për veten dhe për skuadrën. Nëse ti je në finale, kërkon që të shkosh në shtëpi me trofeun, pavarësisht çdo gjëje. Nëse u futa në lojë vetëm 30 minutat e fundit, ashtu ka qenë e shkuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *