Qazim Laçi hero në Korsikë, gol që afron Ligën 1

0

Ndonjëherë duhet edhe pak fat dhe mjaftojnë pak minuta për t’u bërë hero. Ish-mesfushori i Shqipërisë U-21, Qazim Laçi, u fut në minutën e 70-të të ndeshjes Azhakso-Nansi dhe u bë vendimtar 4 minuta më vonë, duke shënuar golin që zhbllokoi ndeshjen.

Një fitore e madhe 2-0 për klubin nga Korsika, që është i treti në Ligën 2 dhe falë golit të djaloshit shqiptar është afruar me vetëm një pikë distancë nga vendi i dytë, që shkon direkt në Ligën 1.

Laçi ka luajtur rrallë titullar këtë sezon, por ka shënuar 3 gola dhe ka treguar se vlen, ndaj Olimpiakosi ka bërë zgjedhjen e duhur, duke e huazuar në Francë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.