Qazim Laçi godet sërish nga stoli, vjen goli i dytë në Francë

Mesfushori i Shqipërisë U-21 Qazim Laçi, i cili këtë verë ka kaluar në huazim nga Olimpiakosi te Azhakso në Ligën 2 franceze, sot ka festuar një gol të veçantë, nga ata që mbeten gjatë në kujtesë.

Azhakso luante derbin e madh të qytetit kundër Gazelekut dhe fitoi 2-0, triumf që e afron ndjeshëm me kreun e tabelës, që mbahet nga Reims me një pikë më shumë.

Mesfushori shqiptar u fut në minutën e 83-të dhe vetëm dy minuta më pas gjeti golin, ashtu si kishte bërë në 18 gusht, në sfidën e fituar 2-0 ndaj Paris FC.

Ka luajtur vetëm 2 herë titullar këtë sezon, por 21-vjeçari duket se bën shumë mirë kur e nis nga stoli dhe goli i sotëm e ka kthyer në një hero për tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *