Qatipi: Lojtarët e mi nuk e ndjejnë presionin, fokusi te Kalju

Shkëndija përballet të nesërmen në Estoni me Nome Kaljun në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë eliminator të kualifikueseve të Champions League. Trajneri i skuadrës tetovare, Qatip Osmani u shpreh se skuadra e tij do ia dalë të mos bie pre e tensionit dhe të vazhdojnë rrugëtimin për në fazën tjetër të eliminatoreve.

“Nuk e di a do të jetë një ndeshje e lehtë ose e vështirë për ne. Skuadra jonë është gati për të luftuar. Një ndër avantazhet e Kaljus është fakti se kampionati vendas ka filluar prej disa kohësh, ndërsa ne kemi bërë vetëm disa seanca stërvitor. Gjithsesi jemi gati”.

“Që nga viti 2013, klubi ka pasur një sponsor shumë mbështetës investimet e të cilit kanë çuar klubin në një nivel shumë më të lartë. Duam të bëjmë mirë vit pas viti e të shkojmë sa më lart të jetë e mundur. Në dy vitet e fundit nuk arritëm të shkonim në fazën e grupeve, pasi patëm kundërshtarë me emër si AC Milan dh Rosenborg”.

“Shpresoj që këtë vit do të kemi më shumë fat, por për momentin jemi të fokusuar te ndeshje e nesërme. Nuk e ndjejmë veten nën presion, pasi jemi mësuar më të tilla situata. Kemi një skuadër. Kalju ka një mesfushor të mirë si francezi Rexhinald dhe janë shumë të rrezikshëm nga krahu i majtë i sulmit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *