Qarri realist: Nuk është për ne kupa

0

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, nuk priste ndonjë gjë të madhe nga ndeshja e djeshme kundër Teutës. Në një sezon ku Kamza po bën mrekulli në kampion, Qarri e di mirë se skuadra nuk është aq e kompletuar dhe me eksperiencë sa të sforcohet edhe në kupë, ndaj para ndeshjes e konsideroi normale zgjedhjen e Ndreut për të luajtur me rezerva. “Ç’na duhet kupa ne, ku kemi fuqi të mbajmë dy kompeticione, aq më shumë që në turin tjetër është Skënderbeu? Të shohim si do sillen rezervat, e kanë vetë në dorë të tregojnë sa vlejnë. Nëse kualifikohen, bravo u qoftë, është meritë e tyre, por nuk është se i kemi vënë nën presion, nuk u kërkojmë kualifikim me çdo kusht”. Mendja është te Vllaznia në fundjavë: “Ky kampionat është shumë i vështirë, nuk kemi kohë të marrim frymë, ndeshjet po vijnë me shpejtësi njëra pas tjetrës dhe kush humbet 2-3 ndeshje rresht, fundoset. Për këtë arsye, është një ndeshje me shumë rëndësi për ne, ashtu si për Vllazninë”. Merkatoja po afron, por Qarri ul “traun”: “Nuk kam ndërmend ta prish këtë skuadër. Do tregohemi shumë të matur, në radhë të parë nuk duam të lëshojmë asnjë titullar, pastaj nëse gjejmë 2-3 lojtarë cilësorë, aq më mirë, sepse kampionati është shumë i gjatë dhe na duhen forca të freskëta për të arritur objektivin madhor, që është mbijetesa”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image