Qarri: Kërkoj falje për dhunën, sapo jam liruar telefonova Hamitin

Presidenti i Kamzës Naim Qarri ka folur për herë të parë në lidhje me incidentit e ndodhur në fund të ndeshjes Kamza – Laçi. Në një intervistë  për “Top Channel”, Qarri kërkoi falje për atë që ndodhi dhe i bëri apel Federatës për ta menduar sërish vendimin e përjashtimit të klubit.

“Ndjehem shumë keq për këtë ngjarje që ndodhi. Nuk jam kurrë për dhunën, sidomos kur këto gjëra ndodhin tek unë dhe familja ime, U kërkoj falje të gjithë familjarëve personave që ishin në fushë”

TELEFONATA ME HAMITIN – “Veprimi i parë që kam bërë pasi jam liruar,  kam telefonuar gjyqtarin Hamiti dhe i kam kërkuar ndjesë”.

“Shpresoj që të merret një vendim më i lehtë. Të paktën të mendojnë për futbollistët, pasi të gjithë kanë familje dhe fëmijë për të mbajtur. I bëj një lutje Federatës që ta mendojë sërish këtë vendim”.

Drejtuesi tjetër i Kamzës, kryebashkiaku Xhelal Mziu ka folur me tona shumë të ashpra në lidhje me vendimin e marrë nga Federata.

Mziu: “Unë dua që Federata të japë zgjidhje. Në të kundërt nuk do ta njohim Federatën. Nuk do merremi me futboll, është normale që të merremi me disa ekipe amatore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *