Qaqi zyrtarisht kuksian: I lumtur për aventurën e re

Ashtu siç ishte lajmëruar prej ditësh, Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e katërt. Gazeta ka lajmëruar se Harallamb Qaqi ka nënshkruar që dje me verilindorët, por prezantimi ma ardhur sot. Mësohet se ish-mbrojtësi i Laçit ka nënshrkuar një kontratë 1+1 me nënkampionët.

“FK Kukësi vijon merkaton intensive!
Harallamb Qaqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësi. 24-vjeçari, që më parë ka luajtur edhe Kombëtaren shqiptare U-21 dhe në kampionatin italian, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Harallamb Qaqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi në 2 sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar.
Suksese Harallamb Qaqi”, përfundon postimi i Kukësit.

Edhe vetë lojtari ka reaguar në një postim në “Instagram”, ku është shprehur i lumtur për aventurën e re me skuadrën kuksiane dhe shpreson që ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave: “Jam i lumtur që u bëra pjesë e Kukësit. Shpresoj që ta ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave dhe të kemi sukses së bashku. Forca Kukësi”, përfundon postimi i Qaqit në “Instagram”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *