Qaqi te Kamza? Tanimë nuk ka më dyshime

Harallamb Qaqi për herë të parë në Shqipëri veshi fanellën e Partizanit, por me të kuqtë nuk pati hapësira. Dy sezone te Laçi e bënë qendërmbrojtësin një dëshirë merkatoje për shumë klube. Ernest Gjoka e donte te Kukësi që pasi doli kampion, por tekniku kryeqytetas u largua dhe Qaqi ishte në kontratë me kurbinasit dhe qëndroi aty.

Këtë verë Peter Pacult e kërkoi te verilindorët dhe e kishte projektuar titullar. Gjërat nuk kanë shkuar si duhet për mbrojtësin dhe së fundmi u mendua që të bëhej një shkëmbim me Kamzën. Kukësit do i bënte shumë punë Olsi Teqja, lojtar i cili është në gjendje të mbulojë disa pozicione: qendërmbrojtës, mesfushor qendre dhe mbrojtës i djathtë. Në rolin e fundit Cungu ka në dispozicion vetëm Edis Malikin.

Gjithsesi duket se do të ketë marrëveshje mes Kukësit dhe Kamzës. Qaqi do të luftojë për një vend në formacionin e verilindorëve në vazhdim. Ai ndodhet në Turqi së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe në këtë mënyrë shanset që të kalojë në skuadrën e Ernest Gjokës janë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *