Qaqi flet si “ish”: Kamza nuk dorëzohet, kampionati është i gjatë

Harallamb Qaqi kaloi në merkaton e dimrit nga Kukësi te Kamza dhe në krahun tjetër kaloi Olsi Teqja. Këtë fundjavë, Kamza do të përballet me verilindorët dhe qendërmbrojtësi është shprehur për “Supersport” , se kampionati është ende i gjatë.

“Ndeshja ndaj Kastriotit Ishte një humbje që ne nuk e prisnim. I kishim llogaritur ndryshe gjërat. Por ne nuk dorëzohemi, kampionati është ende i gjatë ka dhe shumë ndeshje për të rikuperuar”.

“Normalisht gara do të jetë shumë fortë deri në fund. Ne do e bëjmë tonën. Kukësi? Fillimisht është një sfidë midis dy skuadrave, ndërsa më pas një sfidë personale, pasi unë kam qenë ish-lojtari i Kukësit dhe kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje”, tha Qaqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *