Qaka, shkëlqimi në qytetin-ishull dhe elozhet e Solskjaerit!

Kamer Qaka, fytyra e re në kombëtaren e drejtuar nga Kristian Panuçi, është një emër i panjohur për shqiptarët, por jo për një ish legjendë si Ole Gunar Solskjaerin, që ka veshur fanellën e lavdishme të Mançester Junajtidit… Pikërisht në sezonin përpara se të transferohej në Rumani, te Politeknika Iashi, mesfushori shqiptar i rritur në Norvegji, mbante veshur fanellën e skuadrës Kristiansundit, teksa arriti të kurorëzonte objektivin për t’u ngjitur në elitë.

Pikërisht tifozi kryesor i kësaj skuadre ishte Solskjaeri, që ka lindur në këtë qytet, panorama e të cilit është praktikisht një peizazh i jashtëzakonshëm për sytë, katër ishujt pranë njëri-tjetrit në Detin e Norvegjisë. Qaka luajti plot 33 ndeshje me Kristiansundin, duke rezultuar një ndër lojtarët më të mirë dhe marrë komplimentet, pikërisht të Solskjaerit.

Qaka dhe legjenda Solskjaer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *