Qaka, “norvegjezi” me shqipen tatuazh: Qava kur mora ftesën

Kamer Qaka: një emër i panjohur për shumë shqiptarë, tashmë është pjesë e Shqipërisë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e Kristian Panuçit.

Por kush është Qaka? Me origjinë nga Kosova, 22-vjeçari ka shkuar në Norvegji që në moshën 2.5 vjeç dhe është rritur aty. Për shumë vite te Valerenga në Oslo, deri në verë luante te Kristiansundi, ku vjet u shpall Futbollisti i Vitit në divizionin e dytë dhe sivjet shkëlqeu edhe në Eliteserien, para se në verë të shkonte në Rumani, te Poli Iashi. Mesfushor qendror, me tipare mbrojtëse, Qaka është një luftëtar, një ushtar i vërtetë, i cili në krah ka tatuazh shqipen e flamurit tonë.

Happy to sign for CSM Politehnica Iasi!???? #letthegamesbegin ????

A post shared by Kamer Qaka ?? (@92qaka) on

Tani vjen ftesa surprizë dhe Qaka tregon: “Nuk kam biseduar direkt me Panuçin, por me përfaqësues të rëndësishëm të Federatës, të cilët më thanë se isha një lojtar i aftë për të luajtur me Shqipërinë. Më pyetën nëse dëshiroja të luaja për Shqipërinë dhe u përgjigja “Nuk ka nevojë të më pyesni”. Isha i emocionuar, në ekstazë, kam qarë për 20 minuta. Mbeta i tronditur, idhujt e mi të fëmijërisë luajnë për Shqipërinë, ndaj nuk di ç’të them, jam ende i tronditur. Ëndrra ime ka qenë gjithnjë që të luaja për Shqipërinë, atje e kam zemrën. Shqipëria shkoi në Europian vjet, është një kombëtare shumë e mirë”.

Deri në moshën 19-vjeçare Qaka ka luajtur kombëtaret e moshave në Norvegji, por më pas nuk erdhi kalimi në kombëtaren U-21. Në moshën 14-vjeçare e kërkoi edhe Ajaksi, por refuzoi, për të qëndruar në Norvegji, por kombëtarja skandinave nuk ia dha kurrë shansin dhe tashmë Qaka ka ndryshuar jetë: në Rumani me Iashin dhe tani me Kombëtaren shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *