Qaka feston “si kokrra e mollës”, Steaua 90 minuta larg kualifikimit

FC SB (ish-Steaua Bukuresht”, skuadra e mesfushorit Kamer Qaka, ka kaluar me sukses ndeshjen e parë në Europa League kundër sllovenëve të Rudar Velenje. Rumunët kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 0-2, teksa e kanë zhbllokuar ndeshjen që në minutën e pestë.

Man ishte ai që realizoi për Steuan, që e mbylli pjesën e parë në avantazh, kurse Tekseira në të 74’ dyfishoi shifrat. Me këtë triumf rumunët janë me një këmbë në turin tjetër, çka sjell të ardhura të rëndësishme për klubin, që synon faznë e grupeve në Europa League.

Në fushë nga minuta e parë ishte edhe mesfushori Kamer Qaka, i cili në takimin e parë të kampionatit kundër Astra pësoi një dëmtim. U mendua se do të mendonte gjatë fillimisht, por mjekët qetësuan stafin dhe për habi të gjithëve ishte titullar kundër Rudar. Mesfushori shtatshkurtër nuk mundi të shmangë dot një karton të verdhë në minutën e 78-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *