Qaka dhe 500 mijë euro, befasia vjen nga Rumania!

Kamer Qaka iu bashkua këtë verë Steauas së Bukurshtetit (FCSB), që pagoi te Poli Iashi rreth 400 mijë euro për kartonin e mesfushorit. Por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe presidenti i klubit rumun, Xhixhi Bekali, po tenton ta përfshijë mesfushorin e kombëtares në një operacion tjetër merkatoje.

Ai ka bërë një ofertë për Dan Nistor, i cili luan gjithashtu si mesfushor qendre. Për lojtarin e Dinamos së Bukureshtit thuhet se janë ofruar 500 mijë euro, plus Kamer Qaka. E çuditshme në fakt, kur Bekali ka qenë vetë ai që ka këmbëngulur për ta afruar mesfushorin e kombëtares.

Veç kësaj, bëhet fjalë për një lojtar të ri dhe që ka një klauzolë të çmendur: 20 milionë euro. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, por duket se Qaka mund ta mbyllë aventurën me FCSB që tani, edhe pse ka nënshkruar një kontratë afatgjatë këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *