Pyetja e bërë nga klubi i Tiranës, tifozët besnik e kanë një ironi me Partizanin: Ne nuk jemi qeraxhinj!

Klubi i Tiranës ka ngritur një pyetje dhe sondazh në ditën e djeshme, atje ku kërkonte mendimin e tifozëve se ku e dëshirojnë ndeshjen e radhës, në “Selman Stërmasi” apo në “Air Albania”. Kjo pasi ndeshja me Teutën cilësohet shumë vendimtare për vazhdimësinë pozitive të skuadrës në rrugën drejt titullit.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e tifozëve të Tiranës, që kanë edhe një ironi me mbështetësit e Partizanit që luajnë në “Selman Stërmasi”. E nisur duke treguar shtëpinë e klubit dhe “ne nuk jemi qeraxhinj”, “Tirona Fanatics” kërkon që të gjitha ndeshjet të luhen në të njëjtin vend, përveç rasteve të derbit që ka më shumë interes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *