Puthje të zjarrta dhe imitim modelesh, Dani Alvesh nuk ndal së çudituri

Futbollisti brazilian njihet për karakterin e tij ekscentrik. Llogaria e 35-vjeçarit në “Instagram” është e mbushur me video ku braziliani bën veprime nga më të çuditshmet. Gjatë ditëve të fundit 35-vjeçari ka postuar dy video që kanë shkaktuar reagim nga shumë fansa.

https://www.instagram.com/p/BoL7eYtnZHb/?utm_source=ig_web_copy_link

Në videon e parë, Alvesh shihet duke kënduar një këngë në gjuhën portugeze dhe më pas pranë tij vjen e dashura e tij Joana Sanz, që nuk i kursen disa puthje të zjarrta për njeriun e saj të zemrës. Në videon tjetër, futbollisti i PSG-së vesh një palë taka të të dashurës dhe imiton lëvizjet e modeleve në pasarelë. Mesa duket Alvesh nuk po kalon një moment të mirë nga mendore.

https://www.instagram.com/p/BoOndCFnc3t/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *