“Pushtimi” i Kombëtares së Shqipërisë, media spanjolle tregon kuriozitetet e Albacete-Malaga

Albacete-Malaga do të jetë një ndeshje që do të pritet me shumë vëmendje sa i përket takimeve që do të luhen në “Segunda Division” në Spanjë gjatë ditës së nesërme. Media spanjolle, “Eldesmarque”, ka përgatitur një listë me 10 kuriozitete që vijnë nga kjo ndeshje.

Mes tyre, vendin e parë, e mban “pushtimi” i lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë. Jo pak, por tre protagonistë kryesorë do të jenë Armando Sadiku, Keidi Bare dhe Rei Manaj. Këta dy të fundit kanë një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe i përkasin së njëjtës gjeneratë.  Më e vështirë ka qenë situatë për Rei Manaj deri tani, që i mungojnë minutat e aktivizimit te Albacete, ndërsa ajo magji që dhuroi ndaj Islandës, i ka rritur pikët e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *