“Pushtimi i dytë”, mijëra turq do të jenë në Shkodër

Turqia vjen në Shqipëri dhe synon të marrë pikë. Ata do të kenë një mbështetje të madhe edhe nga tifozët, të cilët do të jenë në një numër të konsiderueshëm në Shkodër më 22 mars (ndeshja nis prej orës 20:45). Nga informacionet e siguruara nga “SportEkspres.com”, bëhet me dije se deri më tani janë shitur 1000 bileta për tifozët miq, por ky numër pritet të rritet dhe të shkojë në rreth 2500-3000.

Pas skocezëve, që ishin të shumtë në Shkodër në sfidën e Nations League, tanimë është radha e turqve për të ardhur në masë në vendin tonë. Ndërkohë tifozët kuqezi nuk është se kanë vërshuar për të siguruar një biletë për Shqipëri-Turqi.

Si zakonisht, ditët në prag të ndeshjes rriten edhe kërkesat për bileta. Sigurisht që pjesa më e madhe e stadiumit do të jetë e mbushur. Shitja e biletave ndërkohë vazhdon, jo vetëm online, por edhe në biletaritë pranë stadiumeve në Elbasan e Shkodër, si dhe në dyqanin zyrtar të FSHF-së në kryeqytet.

One thought on ““Pushtimi i dytë”, mijëra turq do të jenë në Shkodër

  1. Shqipria duhet te fitoje me anadollaket patjeter qijani motrat bythzive te anadollit ne stadium te gjithe me gjergj kastriotin ta marrin vesh sullltanat e mutit

Leave a Reply to Sporti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *