Pushimi, në momentin e duhur për Teutën

0

Nisje e mirë e kampionatit, por më pas gjithçka për t’u harruar. Faza e parë për Teutën nuk shkoi ashtu siç pritej dhe drejtuesit nuk i kursyen as masat, ku pati përjashtime, por dhe gjoba për disa lojtarë. Trajneri Gugash Magani ka besimin e drejtuesve dhe gjithçka është në dorën e tij. Me nisjen e fazës së dytë durrsakët presin që t’i rikthehen rezultateve pozitive. Në transfertën gjirokastrite nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi dhe kundërshtari ashtu si Teuta është në të njëjtat ujëra. Edhe në klasifikimin e përgjithshëm të dyja këto skuadra kanë nga tetë pikë dhe renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë. Pauza e kampionatit duket se ka ardhur në momentin më të mirë për “djemtë e detit”, që kanë pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për të rikthyer qetësinë, por dhe për të përgatitur ndeshjen e radhës. Një fitore në Gjirokastër me siguri që do të ishte dhe pika e kthesës, ndaj ndeshja e javës së 10-të mund të konsiderohet si shumë e rëndësishme për Teutën. Stafi teknik po punon me ritëm të lartë prej ditësh dhe besojnë shumë se kjo skuadër ka potencialin për të bërë mirë. Në fazën e parë bregdetarët arritën që të merrnin fitoren, duke triumfuar 2-1. Asokohe vendosnin golat e Lenës dhe Shehajt, duke i dhënë vetëm vlerë statistikore realizimit të Abazajt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image