Pushime dhe justifikime, Sentamu tallet me një Tiranë të pafuqishme

Tirana pret të mërkurën Flamurtarin në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë ndoshta i gëzohen faktit që Danilo Alvesh nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për shkak se braziliani ndodhet ende në Brazil, për arsye që tashmë dihen nga të gjithë.

Megjithatë, jemi në Shqipëri dhe probleme të tilla nuk janë të veçuara. Në mënyrë ironike një rast të ngjashme po vuan edhe Tirana. Duket se pas mbylljes së çështjes Ngo, te 24 herë kampionët Shqipërisë ka dalë problematika e radhës. Sulmuesi nga Uganda Junus Sentamu nuk i është bashkuar ende klubit dhe në këtë moment ndodhet në vendlindje, prej thuajse një muaji. Ndërkohë, bashkëkombësi dhe kolegu i tij Antoni Mauexhe, ka mbërritur në kryeqytet prej më shumë se një jave.

Futbollisti 24-vjeçar është sulmuesi me më shumë gola i Tiranës me katër finalizime në 13 ndeshje. Kryeqytetasit po mundohen ta kalojnë në heshtje mungesën e lojtarit, por Sentamu nuk është në koordinim me klubin, pasi mjafton të hedhësh një sy në rrjetet sociale, ku lojtari i bardhebluve është ndër më aktivit.

Situata është krejtësisht e papranueshme për një klub që ndodhet shumë pranë zonës së “ftohtë” dhe që pas vetëm dy ditësh ka një ndeshje vendimtare në kompeticionin e vetëm ku Tirana mund të pretendojë ende për një trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *