Punëtori i heshtur dhe shembullor i Kombëtares, Burim Kukeli gjendet në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen

Burim Kukeli është një shembull i madh që duhet të merret nga të rinjtë te Kombëtarja. Kokëulur, i heshtur dhe mbi të gjitha me një punë të madhe, ishte kjo mënyra sesi mesfushori do të fitonte zemrat e tifozëve.

Tashmë ka nisur projektimi i së ardhmes, teksa Kukeli pret të marrë licencën UEFA A. Kjo e fundit i lejon mesfushorit shqiptar që të jetë zëvendës trajner në elitat e futbollit dhe njihet në të gjithë botën. Foton e ka shpërndarë trajneri tjetër shqiptar, Oltijon Kërnaja, teksa të dy personazhet e futbollit presin marrjen e licencës. Ndërkohë që e fundit për t’u marrë mbetet UEFA PRO e cila i mundëson drejtimin e ekipeve si trajner i parë në të gjitha kampionatet e mundshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *