“Puna me Guardiolën, më mirë se seksi! Ju tregoj ç’më ndodhi me Murinjon”

Dani Alvesh ka qenë një nga pikat më të forta të Barcelonës së mrekullueshme të Pep Guardiolës. Braziliani zhvilloi tetë sezone në Katalunjë, duke fituar gjithçka, përpara se të transferohej te Juventus dhe më pas te PSG, aty ku dhe vazhdon të luajë.

Mbrojtësi i djathtë, një nga më të mirët e dekadës së fundit në rolin e tij, flet për “Sky Sport” për dy trajnerë: Zhoze Murinjon, me të cilin nuk punoi kurrë dhe Pep Guardiolën, me të cilin dominoi botën, trajnerin më të mirë që ka patur në karrierën e tij.

MURINJO – “Më pëlqen të punoj më njerëz konkurues, të cilëve iu pëlqen të fitojnë. Dëshiroja të punoja me Murinjon dhe mund të kisha shkuar te Çelsi, përpara se të kaloja te Barcelona. Nuk shkova në Londër për një zgjedhje të klubit dhe jo timen. Mendova se transferimi im ishte kryer dhe isha i bindur të punoja me Murinjon. Nuk e di nëse ai ka patur informacione të ndryshme, që nuk doja të kaloja në Premier, ose të stërvitesha nga ai, por fakti është se pas kësaj historie marrëdhëniet tona nuk ishin kurrë të mira. Por, nuk është faji im, isha i bindur që do të punoja me të dhe që do të isha pjesë e skuadrës së tij.

Guardiola, Murinjo dhe Dani Alvesh

GUARDIOLA – “Pep është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks. Në momentet e rëndësishme ai është absolutisht një gjeni. Di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë saktësisht atë që duhet të bëjnë. Në disa raste na ka bërë të fitojmë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij të shkruara në letër. Pse nuk u bashkova me të te Mançester Siti? Ishte gjithçka e përfunduar për të kaluar te Siti, por gjithçka u prish për një shkak familjar. Fola me Pepin dhe ai e dinte se qëllimi im ishte të rikthehesha të punoja me të. E di mirë se sa e vlerësoj atë dhe stafin e tij. Ky ishte shkaku që doja të punoja përsëri me të, por gjërat morën një tjetër drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *