“Puna keq tani, bën gjithçka veçse Muriqin”/ Në Kosovë frikësohen nga Atdhe Nuhiu

Atdhe Nuhiu pritet të jetë si sulmuesi kryesor i Kosovës në takimet që këta të fundit do të zhvillojnë ndaj Çekisë dhe Anglisë. Kjo për shkakun se Vedat Muriqi është dëmtuar dhe nuk mund të jetë gati. Ndërkohë statistikat e Nuhiut si alternativë e vetme janë shumë të frikshme, pasi në këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm një gol.

Shumë pak për një sulmues, ndërsa shpeshherë kalon edhe në qendrën e talljes së tifozëve te Sheffield Wensday, për t’u kthyer në meme. Si titullar u aktivizua edhe së fundmi me Kosovën ndaj Gjibraltarit, por pa qenë i rrezikshëm ndaj një kundërshtari tërësisht modest.

Ndërkohë në Kosovë kanë nisur të frikësohen nga Nuhiu, aqsa kërkojnë të luhet pa sulmues të deklaruar. Madje duke thënë se puna është keq dhe duke theksuar se është një lojtar që mund të bëj gjithçka, veçse të bëj punën e Muriqit. /Sport Ekspres/