Pujol: Modriç është i mirë, por nuk ka si Mesi!

Karlos Pujol ka komentuar zgjedhjen e Luka Modricc si lojtari më i mirë nga FIFA. Ish-lojtari i Barcelonës e ka vlerësuar lojtarin e realit, por sërish ka theksuar se më i mirë i në botë është “pleshti”, të cilin e ka pasur shok skuadre për shumë vite.

“Ne duhet t’i respektojmë ata që vendosin, por njerëzit e futbollit e dinë se kush është më i mirë. Modriç është një lojtar i madh që ka bërë një sezon shumë të mirë, por për mua më i miri është Mesi. E uroj Modriç. Leo nuk mund të fitojë gjithnjë, pasi ne na duhej më pas që të krijonim një çmim për të dhe një për të tjerët”.

“Humbja e Barcelonës? Ju rinisi që të fitojë çdo javë dhe me një humbje nisin menjëherë kritikat. Ata duhet të luftojnë për çdo trofe, por normalisht nëse mendohet për Ligën e Kampionëve dhe Kupën Rey atëherë dihet që do të zgjedhim Championsin, por mbi të gjitha është La Liga”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *