Pujol: As Ramos e as Van Dijk, ju tregoj mbrojtësin më të mirë!

0

Ish-kapiteni i Barçelonës Karles Pujol ka bërë një bilanc mbi temën se kush janë mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Nuk ka surpriza nga spanjolli pasi më të mirin zgjedh shokun e tij te Barçelona dhe Spanja, Zherard Pike.

Kjo dyshe ishte protagoniste në triumfin e kupës se Botës në vitin 2010. Gjithashtu edhe te Barça, ku bashkë fituan dy Champions dhe katër La Liga. Pujol në intervisten për “Marca” e vendos Pike më lart se Van Dijk, Ramos apo De Ligt.

“Zherard Pike, pa dyshim. Po, është më lart se Ramos. Van Dijk ka shpërthyer dhe De Ligt po del në skenë, por nuk mendoj se duhet të jenë në nivelin e një mbrojtësi, që ka fituar aq shumë sa Pike”, u shpreh filimisht Pujol.

Më pas gazetarët e shtynë e atë të bënte një krahasim mes Pike dhe vetes së tij.

“Po është më i mirë se un. Ai është më i miri në Botë. Është çelësi i Barçelonës në gjithçka. Bën një punë fenomenale për ekipin. Është një lider i madh”, përfundoi ish-mbrojtësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.