Publikohet renditja botërore/ Befasi në renditjen e kampionateve, ja vendi ku gjendet Superiorja

IFFHS-ja ka publikuar renditjen e kampionateve më të forta sa i përket vitit që lamë pas. Premier League ka marrë pas një dekade kreun, duke thyer kështu hegjemoninë e La Liga-s spanjolle. Klubet angleze kanë dominuar bindshëm vitin e fundit, ku Liverpool arriti edhe të fitonte trofeun e Champions League.

Ndërkohë në vendin e dytë renditet kampionati brazilian dhe këtu një meritë të madhe ka ekipi i Flamengos me arritjet e bëra në 2019-ën. Megjithatë në dukje të parë për tifozët europianë një pozicion i tillë për elitën e Brazilit mund të duket e çuditshme, po aq sa kampionati kolumbian i renditur i pesti.

Por në listën e 100 kampionateve më të mira në botë për vitin e shkuar renditet edhe Superiorja, që mban vendin e 69, duke mos ndryshuar asnjë pozicion krahasuar me renditjen e fundit të publikuar.  Ndësa sa i përket IPKO Superligës së Kosovës, listohet e 96-a në këtë top 100./Sport Ekspres/