Publikohet lista/ Lojtarët serbë që refuzuan kundër Kosovës, trajneri i Malit të Zi i lë jashtë

0

Vetëm pak javë na ndajnë nga rikthimi i Kombëtareve në fushën e lojës, ndërsa disa prej tyre kanë shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e radhës. Kështu, trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi ka bërë publike lojtarët që do të ketë nën urdhërat e ti për ndeshjet e tetorit ndaj Bullgarisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Vihet re mungesa e futbollistëve serbë që bojkotuan ndeshjen ndaj Kosovës, Ivaniç dhe Stojkoviç, të cilët Haxhibegiç ka vendosur t’i lërë jashtë ekipit, ndoshta edhe në një formë dënimi për atë që lojtarët bënë ndaj dardanëve. Pjesë e grupit do të jetë edhe sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj, që në ndeshjen e fundit kishte edhe shiritin e kapitenit në krah./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.