Publikohet lista e plotë e Kosovës, Kastrati mëson nga gabimi me menaxherin

 

Kosova ka publikuar listën zyrtare për dy ndeshjet e radhës që do të kenë dardanët kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi. Përballja e parë do të jetë miqësore, ndërsa me Malin e Zi do të jetë për kualifikueset e Europianit.

Nëse shohim me vëmendje listën e dardanëve, duken të njëjtat emra dhe pa shumë ndryshime. Por nga lista e fundit, sigurisht që ka më tepër cilësi. Më së shumti bëhet fjalë për rikthimin e Milot Rashicës, që la pas dëmtimin me Dortmundin.

Gjithashtu edhe Herolind Shala do të jetë gati për Kosovën, ndërsa debati i hapur i trajnerit Shaland dhe Lirim Kastrati është mbyllur dhe gjendet në listë. Mesa duket këtë herë menaxheri i lojtarit nuk e ka telefonuar teknikun zviceran për t’i kërkuar minuta dhe siguri. /Sport Ekspres/