Publikohet kënga zyrtare e Rusi 2018, por është një zhgënjim

Është publikuar sot kënga zyrtare e Kupës së Botës 2018. Kënga ka për autor amerikanin Niki Xhem, në bashkëpunim me aktorin dhe këngëtarin e njohur Uill Smith, si dhe këngëtaren e njohur shqiptare Era Istrefi.

Një këngë e rrymës Reggaeton, mjaft ritmike, por që nuk është pëlqyer aspak nga shumica e fansave anembanë botës.

Ndër gjithë këngët e kënduara për Kupën e Botës, ajo që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm është Waka Waka, nga Shakira, për Kupën e Botës 2010.

Duke dëgjuar këngën e Botërorit 2018, realisht nuk duket ndonjë këngë që do mbahet mend gjatë, por gjithsesi për Era Istrefin është një sukses i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të mos e përgëzojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *