Publikohen formacionet, Kosova kërkon fitoren e parë

Janë publikuar dhe formacionet e ndeshjes Kosovë-Finlandë, e cila do të luhet sot në “Loro Boriçi”, në 20:45. Trajneri Albert Bunjaki ka bërë ndryshime të detyruara nga ndeshja e parë, me gjendjen fizike të disa lojtarëve jo në kushtet optimale, por dhe nga dëmtimet. Në majë të sulmit do të jetë nga minuta e parë Atdhe Nuhiu. Përfaqësuesja kosovare kërkon fitoren e parë në grup, përballë një kundërshtari që i ka rrëmbyer një barazim 1-1 në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *