PSV “plaçkitet” gjatë verës, “gjiganti” anglez hidhet në sulm

0

Kampionati holandez vazhdon të furnizojë klubet elitare me disa nga talentet të një niveli shumë të lartë. Lojtari i fundit që pritet të lërë “Eredivisien” këtë verë është sulmuesi i PSV-së, Hirving Lozano.

Futbollisti meksikan shquhet për shpejtësinë e tij dhe këtë deri më tani ka spikatur me 17 gola dhe 7 asiste në 27 aktivizime. Ekipi më i përfolur si ndalesa e ardhshme e 23-vjeçarit është Mançester Junajtid .

Sipas “TeamTalk”, kontrata aktuale e Lozanës mbaron në vitin 2023, por në të ndodhet një klauzolë largimi prej 38 milionë eurosh, shifër kjo lehtësisht e përballueshme për një ekip me financat e Mançester Junajtid.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.