“Psikopati” kthehet në WWE, Gzim Selmani flet shqip: Jemi më të fortët

0

Të gjithë e njohim padyshim luftëtarin nga Shkodra, Gzim Selmani, i cili njihet me pseudonim ”Psikopati shqiptar”. Fillimet e karrierës i pati në artet marciale por shkëlqimin do ta merrtë ne kompanine më të madhe të wrestlingut ”WWE”.  Rezar sic njihet në kompani Gzim Selmani dhe shoku i tij Akam arritën të kishin sukses që në paraqitjet e para duke fituar titullin ”RAW Tag Team Champions”.

Por pas 6 muajsh përshkak të një dëmtimi të shokut të tij, grupi i ashtuquajtur ”Autoret e dhimbjes” u detyrua të dorëzonte titujt dhe të largohej për pak kohë nga kompania. Kjo do të silltë një shok të madh tek fansat, pasi ky grup cilësohej si i pamposhtur duke dominuar cdo ndeshje prej fillimit deri në fund. A do të kthehej përsëri grupi ”Autorët e dhimbjes” ?

Ky ishte dyshimi më i madh i fansave por tashmë ata nuk kanë pse shqetësohen. Gzim Selmani dhe partneri i tij u kthyhen përsëri në WWE, ku pritet të dominojnë divizonin e peshave të rënda dhe të fitojnë titujt përsëri. Pronari “Vince Mcmahon” është admirues i atletëve me fizik anormal ,prandaj është bërë protagonist për rikthimin e tyre.

“Emri im është Rezar, dhe së bashku me Akam jemi Autorët e Dhimbjes(AOP). I kemi kallëzuar të gjithëve, të gjithë na frikësohen. Por ashtu duhet. I kemi kallëzuar të gjithëve se askush nuk mund të merret me ne. Nuk jeni më të fortë se ne. Tani e dini pse. Ne jemi më të mirët. Ne jemi AOP”, ka thënë Rezari./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.