PSG vendos, zbulohet e ardhmja e Tuhel

PSG ka marrë një vendim në lidhje me Tomas Tuhel. Trajnerit gjerman i përfundonte kontrata me kampionët e Francës në verën e vitin të ardhshëm, por ai do të qëndroje më shumë në kryeqytet.

Palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe marrëveshja është gjetur. Deri në verën e vitit 2022 do të vijojë bashkëpunimi, që është bërë zyrtar nga klubi. 45-vjeçari fitoi titullin kampion në sezonin e parë me PSG, ndërsa objektivi i madh mbetet fitimi i Champions Ligës.

Gjermani gëzon respektin e lojtarëve, ndërsa vlerësohen shumë idetë e tij moderne të futbollit dhe raportet humane që krijon me të gjithë pjesëtarët e klubit.

Jam i kënaqur të zgjat kontratën dhe të vijoj angazhimin tim te PSG. Dua të falënderoj presidentin dhe gjithë klubin për besimin tek unë dhe stafi im. Kjo përforcon ambiciet e mira ta çoj ekipin në nivele të larta përmes punës. jam shumë i prekur edhe nga mbështetja e tifozëve dhe jam i sigurt që ende më e mira për ne si klub nuk ka ardhur“, u shpreh Tuhel pas firmosjes së kontratës së re.

Nuk munguan as fjalët e presidentit, Al-Khelaifi. “Sot e gjithë familja e PSG-së është e kënaqur që Tomas Tuhel zgjati kontratën e tij. Prej një viti ai ka sjellë energji fantastike në jetën e përditshme të klubit, jo vetëm për lojtarët, por për të gjithë PSG-në. Tomas është një tifoz i madh i futbollit, si dhe një trajner shumë i kërkuar dhe që gjithashtu i dëgjon të tjerët“, u shpreh manjati arab.

Diçka e tillë i ka dhënë fund shpresave të Maks Alegrit. Pasi zyrtarizoi ndarjen me Juventusin në fund të sezonit, emri i tij përflitej si kandidat për stolat e PSG, Mançester Junajtid dhe Çelsit. Opsioni i parë ra dhe tashmë mbetet vetëm mundësia për të provuar emocionet e futbollit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *