PSG ul kërkesat, ja sa kushton kartoni i Nejmar

0

PSG dhe Nejmar duken se janë pajtuar midis tyre, por dëshira e brazilianit për t’u larguar nga kampionët e Francës është e qartë. Fillimisht mediet spanjolle raportuan se klubi francez kërkonte 300 milionë euro për kartonin e sulmuesit, por së fundmi kërkesat e tyre kanë ndryshuar ndjeshëm.
Sipas së përditshmes prestigjioze “Le Parisien”, PSG kërkon 220 milionë euro për të lënë të lirë brazilianin. Kjo është e njëjta shumë që PSG pagoi dy vite më parë për të aktivizuar klauzolën e largimit, që gjendej në kontratën e Nejmar me Barcelonën.

Ardhja e Leonardos si drejtor sportiv, ka sjellë një ulje të ashpërsisë së politikave të klubit ndaj lojtarëve që duan të largohen. Sigurisht, kjo është në interes të PSG, pasi në rast të kundërt çdo lojtar do e mendonte dy herë transferimin në një klub, ku nuk i respektohet mendimi. Pas kësaj, Barcelona është gati të përfitojë për të risjellë yllin brazilian në “Camp Nou”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.